Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Green Soil Albania përdor Agr.al për të gjetur fermerë, prodhues të mollëve

2 Nentor 2015 Histori Suksesi

Green Soil Albania, pjesë e MFI Group, Hollandë, këtë vit grumbulloi 400 ton mollë në zonën Pogradec, Korçë dhe Devoll duke i eksportuar në tregun Egjiptian. Pasi vendosi pikën e grumbullimit në Cangonj, përdori Agr.al për të gjetur dhe kontaktuar gjithë prodhuesit e mollës së zonës.

Jemi të kënaqur që teknologjia jonë ju shërbeu fermerëve dhe firmës.

Mollët jashtë standartit, që nuk u moren për eksport u grumbulluan nga një firmë bullgare me 5 lek/kg për prodhimin e lëngjeve, kremrave, etj. Mbase ky fakt i tërheq vëmendjen ndonjë investitori vendas.

Udhëzues për Prodhuesit e Verës dhe Rakisë

14 Tetor 2015 Lajmërime

Para disa kohësh shkruajtëm rreth akcizave të verës dhe rakisë, për t'i informuar prodhuesit se çfarë kushtesh prodhimi parashikon ligji. Gjatë ditëve të fundit, Dogana e Republikës së Shqipërisë, ka publikuar një udhëzues me mjaft informacione jo vetëm për akcizën, por edhe për depozitimin, majten e fortësisë së alkolit, pullat fiskale, etj. Mendojmë se është e rëndësishme për këdo, qoftë prodhues aktual i verës dhe rakisë, apo që planifikon të prodhojë, ta lexojë dhe të kuptojë ligjin.

Udhëzuesin mund ta shkarkoni apo lexoni online duke klikuar më poshtë:

Udhëzues për Prodhuesit e Rakisë dhe Verës