Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Rreth Projektit

Agr.al është një platformë unike në llojin e saj, e dedikuar tërësisht tek bujqësia dhe blegtoria. Në këto kohë kur prodhimi vendas është në lulëzimin e tij, synimi është ta ndihmojmë të zhvillohet edhe më tej, duke u kthyer në një pikë takimi midis prodhuesëve dhe blerësve.

Për prodhuesit, kjo është një mundësi e mirë për të reklamuar produktet e tyre në internet, një mjedis që me siguri nuk e kishin imagjinuar më parë, ose thjeshtë nuk e kishin konsideruar. Duke përshkruar me detaje prodhimin, u lihet mundësi blerësve të gjejnë tregje të reja, në zona të reja. Interes dypalësh që si rezultat ka vetëm përfitime!

Nga ana tjetër, synimi i dytë është të arrijmë tregun ndërkombëtar. Përmes lobimit nëpër shoqata fermerësh dhe kompanish potencialisht të interesuara, duam të tërheqim blerësit e huaj në tregun Shqiptar. Produktet bio dhe çmimet konkuruese janë ndër faktorët kryesorë që mund t'i bëjë të interesuara kompanitë e vendeve të rajonit dhe më tej.

E rëndësishmja është se e gjithë kjo kryhet në kontakt të drejtëpërdrejtë midis prodhuesit dhe blerësit; pa ndërmjetës dhe pa komisione.