Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Kushtet e Përdorimit

Ju lutemi ti lexoni me kujdes këto kushte përdorimi përpara se të kryeni çdo lloj veprimi në Agr.al, përfshirë të gjitha opsionet që ofrohen dhe shërbimet e jashtme. Ky dokument vendos një marrëdhënie ligjore midis menaxhuesëve të Agr.al ("ne") dhe vizitorëve ("ju") për mënyren se si e përdorni Agr.al.

1. Pranimi i kushteve. Duke u regjistruar në Agr.al apo duke përdorur çdo shërbim që ne ofrojmë, përfshirë shërbimet brenda në faqe apo të jashtme, i pranoni këto kushte përdorimi dhe të gjitha rregullat që ai vendos. Kjo i përket çdo vizitori, të regjistruar ose jo, pa asnjë dallim.

2. Ndryshimet në këtë dokument. Ne kemi të drejtë të plotë të bëjmë ndryshime në këtë dokument, qofshin shtime, zëvendësime apo rishkrim i plotë, pa qenë të detyruar t'ju lajmërojmë. Mbetet përgjegjësia juaj t'i riktheheni kushteve të përdorimit herë pas here, për ta kontrolluar për ndryshime. Data në fund të këtij dokumenti tregon ndryshimin e fundit.

3. Përfaqësimi. Duke përdorur Agr.al, ju vërtetoni se jeni të paktën 16 vjeç. Nëse jeni nën 16 vjeç, nuk mund të përdorni asnjë shërbim që Agr.al ofron. Jeni ju përgjegjës për veprimet tuaja dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi në rast se dikush regjistrohet apo përdor shërbimet tona, pa plotësuar limitin e moshës që kërkojmë. Në rast se zbulojmë një rast të tillë, do të marrim masa për të mbyllur llogarinë, pa detyrimin për ta njoftuar personin.

4. Regjistrimi. Ju jeni përgjegjës të plotë për të dhënat që plotësoni gjatë regjistrimit, përfshirë dhe pa u limituar në emrin dhe adresën email. Nuk mund të përdorni të dhënat e personave të tretë. Në raste tilla, llogaritë do të mbyllen menjëherë, pa detyrimin për t'ju njoftuar.

5. Siguria e llogarisë. Ju jeni përgjegjësit e vetëm për aktivitetin që ndodh në llogarinë tuaj dhe mbajtjen të sigurtë të fjalëkalimit. Nuk ju lejohet në asnjë mënyrë të përdorni llogarinë e dikujt tjetër pa autorizim.

6. Përmbajtja.

  1. Përmbajtja e listimeve. Të gjitha informacionet e postuara në Agr.al nga vizitorët ose anëtarët, përfshirë por pa u limituar tek informacionet, fotot dhe skedarët e bashkangjitur, janë përgjegjësi e anëtarit që e ka postuar. Vetëm në rast se anëtari e ka përcaktuar qartë, informacioni që ka postuar është i lirë për kopjim apo shpërndarje. Në të kundërt, nuk mund të kopjoni apo shpërndani materiale pa të drejtën e autorit përkatës.
  2. Përmbajtja jonë. Agr.al mban materiale të vetat apo të partnerëve të saj, të cilat janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit, marka të regjistruara apo patenta. Ju keni detyrimin t'i përmbaheni këtyre të drejtave dhe mund të përdorni materialet e Agr.al apo partnerëve të saj vetëm nëse ne ju japim një autorizim me shkrim.
  3. Liçensa për ne. Duke postuar në Agr.al, ju bini dakort se ne mund të përdorim, modifikojmë, riprodhojmë, shpërndajmë ose të përgatisim materiale derivative për qëllimet tona, përfshirë por pa u limituar në promocion, në çdo format të medias.
  4. Disponueshmëria. Ne nuk garantojmë se një material do të jetë i disponueshëm në Agr.al. Ne mbajmë të drejtën e modifikimit dhe fshirjes së materialeve, pa detyrimin për të lajmëruar autorin. Gjithashtu, nuk kemi detyrim të monitorojmë materialet që shpërndahen në Agr.al.
7. Listimet
  1. Përshkrimi i listimit vendoset nga pronari i fermës apo nga një person i autorizuar nga vetë pronari i fermës. Agr.al nuk mban përgjegjësi për vlefshmërinë e materialit të shkruar. Agr.al zotëron të drejtën e plotë t'i modifikojë materialet për t'i përmirësuar në drejtëshkrim dhe mënyrën e të shprehurit, por pa ndryshuar thelbin e përshkrimit.
  2. Fotot e listimit, qoftë të vetë fermës, të produkteve apo çfarëdo foto tjetër, autorizohen nga pronari i fermës apo nga një person i autorizuar nga vetë pronari i fermës. Agr.al nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen dhe vlefshmërinë e tyre.
  3. Kontaktet, duke përfshirë, por pa u kufizuar në adresën, numrin e celularit, numrin e telefonit, emailin dhe pozicionin gjeografik, vendosen nga pronari i fermës apo nga një person i autorizuar nga vetë pronari i fermës. Agr.al nuk mban përgjegjësi për vlefshmërinë e tyre.
  4. Produktet vendosen nga pronari i fermës apo nga një person i autorizuar nga vetë pronari i fermës. Agr.al nuk mban përgjegjësi për vlefshmërinë e tyre. Sasia e produkteve është një parashikim i prodhimit që nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Gjithashtu edhe çmimi mund të ndryshojë në bazë të sezonit apo kërkesës së tregut.
  5. Vlerësimet janë komente nga vizitorët e Agr.al, të cilët janë të lirë të shprehin mendimin e tyre. Agr.al nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre, por zotëron të drejtën t'i fshijë ato në çdo moment.
  6. Agr.al zotëron të drejtën të fshijë apo të fshehë listime, foto apo produkte në çdo moment, pa detyrimin të lajmërojë pronarin e fermës apo personin e autorizuar nga vetë pronari i fermës.
8. Rregullat e sjelljes.
  1. Ju pranoni se nuk do e përdorni Agr.al për asnjë qëllim që ndalohet nga kushtet e përdorimit. Ju jeni përgjegjës për aktivitetin tuaj në Agr.al.
  2. Ju pranoni se nuk do të postoni asnjë material në Agr.al, qoftë personalisht apo duke autorizuar palë të treta, që:
    1. thyen të drejta autori, marka të regjistruara, patenta, të drejta të tjera të personave apo entiteteve ose që thyen ligjin apo detyrime kontraktuale;
    2. përmban kërcënime, abuzime, persekutime, shpërdorime apo tallje të personave të tjerë dhe privacisë të tyre, përfshirë por pa u litimuar tek anetarët e Agr.al;
    3. reklamon shërbime të pa-autorizuara nga Agr.al;
    4. përmban viruse apo çfarëdo kodi kompjuterik që është krijuar për të dëmtuar, përfituar apo limituar përdorimin normal të programeve, hardware-eve apo pajisjeve të tjera ose për të marrë akses të pa-autorizuar në sisteme, të dhena, fjalëkalime apo çfarëdo informacioni tjetër;
    5. përmban dokumenta identifikimi, karta krediti apo informacione të tjera sensitive, qoftë tuajat apo të të tjerëve;
  3. Ju nuk duhet të bëni asnjë veprim që:
    1. vendos ose mund të vendosë ngarkesë të madhe mbi infrastrukturën tonë;
    2. pengon funksionimin normal të Agr.al;
    3. tejkalon bllokimin e aksesit për anëtarët apo vizitorët e pa-regjistruar në pjesë të ndryshme të Agr.al;
    4. përdor format në Agr.al për të dërguar spam;
    5. përdor programe, pajisje apo teknika të automatizuara për të marrë informacione nga Agr.al.
9. Bllokimi i aksesit.

Ne kemi të drejtë t'i bllokojmë aksesin kujtdo, qoftë pjesërisht apo plotësisht në Agr.al, me ose pa arsye, me ose pa njoftim. Bllokimi merr fuqi të menjëhershme dhe mund të rezultojë edhe në fshirjen e materialeve që keni postuar.

10. Ligji në fuqi. Përmbajtja e këtij dokumenti mbikqyret nga ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë. Ju pranoni se mosrespektimi i kushteve të përdorimit apo argumenta kundra tyre, mund të zgjidhen duke ju drejtuar Gjykatës së Rrethit të Tiranës.

11. Kontakt. Mund të na kontaktoni përmes adresës tonë elektronike tek info@agr.al.

Ndryshimi i fundit: 7 Shtator 2015