Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Politikat e Fshehtësisë

Ky dokument përshkruan se si Agr.al i përdor të dhënat tuaja personale, çfarë përdor për t'ju mbajtur mend dhe masat e sigurisë për t'i mbrojtur ato të dhëna nga ndërhyrje keqdashëse. Në këtë moment, shërbimet e Agr.al shtrihen vetëm përmes faqes web. Në të ardhmen, me futjen e shërbimeve të tjera, politikat e fshehtësisë do i përkasin edhe atyre. Dokumenti është i vlefshëm për këdo, pa përjashtim.

Regjistrimi Premium

Gjatë regjistrimit, të vetmet të dhëna që ju kërkohen janë emri, emaili dhe fjalëkalimi. Asnjë nga këto të dhëna nuk shfaqen publikisht dhe do të ruhen me maksimumin e fshehtësisë.

Siguria e Fjalëkalimit

Fjalëkalimi kriptohet për ta bërë të palexueshëm, edhe nëse dikush arrin të përfitojë informacione nga databaza. Si masë sigurie shtesë, fjalëkalimit i shtohet një tekst arbitrar që i rrit kompleksitetin dhe e bën shumë më të vështirë thyerjen me sulme ripetitive.

Listimet

Të gjitha informacionet në listime janë publike, përfshirë por pa u limituar tek kontaktet, produktet, pozicionin gjeografik dhe fotografitë. Është përgjegjësi personale e listuesëve të zgjedhin informacionet që duan të bëjnë publike.

Cookies

Agr.al përdor cookies vetëm për të ruajtur sesionin gjatë identifikimit të anëtarëve premium dhe gjuhën e zgjedhur. Në asnjë moment, cookies nuk do të përdoren për të ruajtur të dhënat tuaja sensitive apo personale.

Google Analytics

Agr.al përdor Google Analytics për të matur vizitat dhe për të kuptuar se si faqja perdoret. Ky shërbim merr disa të dhëna nga vizitori: shfletuesi, vendodhja, gjuha e vendosur, sistemi operativ, ISP, etj. Të gjitha të dhënat janë tërësisht anonime dhe në asnjë moment nuk identifikohet personi.

Transferimi i të Dhënave

Në rast se Agr.al riorganizohet, shitet, bashkohet me një grup tjetër apo ndërron pronësi, edhe informacionet në të do të përfshihen me lëvizjen. Politikat e fshehtësisë të entitetit të ri do të mbivendosin këtë dokument dhe mund të ndryshohen pa paralajmërim. Detyrimi jonë është t'ju lajmërojmë për lëvizje të tilla dhe t'ju vëmë në dijeni për ndryshime potenciale të politikave të fshehtësisë.

Fëmijët nën 16 vjeç

Llogaritë premium u ufrohen vetëm personave mbi 16 vjeç. Asnjë fëmijë nën 16 vjeç, qoftë vetëm apo me asistencën e prindërve ose më të rriturve, nuk lejohet të hapë llogari.

Ndryshimet në Këtë Dokument

Politikat e fshehtësisë në veprim janë ato të shfaqura në këtë faqe, me daten e modifikimit të fundit në fund të kësaj faqeje. Ne mund të bëjmë ndryshime në këtë dokument pa përgjegjësinë për t'ju lajmëruar, përveç rasteve të rralla ku mund t'i konsiderojmë ndryshimet të rëndësishme.