Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Çesk VOKRRI

Fermeri Çesk dallohet për kultivimin e vreshtarisë. Ka 10 vite që ka mbjellë një siperfaqe prej 2000 m2 me hardhi të varietetit Shesh i bardhë nga i cili prodhon rreth 1000 kg rrush për shitje. Gjithashtu ky fermer ka 50 vite që ka mbjellë një sipërfaqe prej 4000 m2 me 150 rrënjë ullinj dhe këte vit fermeri Çesk ka nxjerr në treg 450 kg.Për nevoja të familjes se tij prodhon domate, speca, kastraveca, patëllxhana, qepë, hudhra, fasule , patate si dhe mbarështon 1 derr dhe 10 krerë pula nga të cilat përfiton 600 kokrra vezë çdo vit.

Perdor gjithmonë plehun organik prandaj të gjitha produktet në këtë fermë janë bio. Ka mbi 25 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Çesk VOKRRI
Adresa Hajmel
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 180 Lekë/kg

450 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.

Rrush
Rrush 50 Lekë/kg

1,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Shesh i bardhe

Ky lloj rrushi është i varietetit "Shesh i bardhe". Ky lloj varieteti është kokërrmadh me ngjyrë të bardhë . Përdoret nga restorante të ndryshme.

Jonxhë
Jonxhë 25 Lekë/kg

4,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Gjigandja

Ky varietet rritet shumë shpejt dhe përdoret si ushqim i njohmë dhe i thatë për blegtorinë.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5