Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Hajrie BOGAÇE

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: ullinj, kumbulla, hurma, pjeshka dhe dardha.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 25 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 300 kg ullinj, 300 kg hurma, 400 kg kumbulla ,300 kg dardha dhe 200 kg pjeshkë në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Në këtë zonë fermerët kultivoijnë në sasi dhe hurmën dhe pse çmimet me të cilat këta fermer i tregtojnë janë relativisht të ulta dhe zakonisht ka dhe munges tregu. Kultivimi i pjeshkës dhe i dardhës është i ulët për shkak të çmimit të ulët që tregtohen edhe si pasoj qe prodhohen në zona të tjera të vendit tonë. Përsa i përket kultivimit të kumbullës fermerët e prodhojnë si për konsumim vetjak ashtu edhe për ta tregëtuar por kohët e fundit vihet re një rënie e çmimit të këtij produkti.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këtho fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel de vezë pule.

Ferma Hajrie BOGAÇE Ferma Hajrie BOGAÇE Ferma Hajrie BOGAÇE
Adresa Otllak.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Pjeshka
Pjeshka 40 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Aleksander.

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshm, për konservim, gliko dhe reçel. Pjeshka është e pasur me antioksidante të cilat i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare nga disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Është rezistente në transport.

Dardha
Dardha 50 Lekë/kg

300 kg në 12 muaj

Varieteti: Abatej fetel.

Ky lloj produkti përdoret për konsum te përditshëm dhe konservim. Dardhat janë fruta ushqyese të pasura me fibra dhe të mbushura me veprimtari ushqimore antioksidantësh të fortë që ndihmojnë për të luftuar qelizat e trurit. Është rezistente në transport.

Kumbulla
Kumbulla 20 Lekë/kg

400 kg në 12 muaj

Varieteti: Tropojane.

Ky lloj varieteti përdorët për konsum të përditshëm, konservim, reçel dhe gliko. Kumbulla ka sasi të larta sheqeri dhe rekomandohet të përdoret në sasi të ulta nga ata që vuajnë nga diabeti. Është rezistent në transport.

Hurmë
Hurmë 20 Lekë/kg

300 kg në 12 muaj

Varieteti: Farë zezë.

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshëm. Hurmat përmbajnë shumë jod gjithashtu ato janë efektive edhe në luftën ndaj sëmundjeve të aparatit tretës. Është rezistente në transport.

Ullinj
Ullinj 100 Lekë/kg

300 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5