Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Gëzim ISUFAJ

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture dhe blektoriale: viça, qengja dhe ullinj.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 24 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 700 kg ullinj,1 viç dhe 10 qengja në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Kurse zhvillimi i blektorisë mundëson sigurimin e nevojave ushqimore të banoreve dhe vetem një tepricë e vogel e prodhimeve blektorale është e destinuar për treg.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Gëzim ISUFAJ Ferma Gëzim ISUFAJ
Adresa Koritëz.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Qengja
Qengja 330 Lekë/kg

10 krerë në 12 muaj

Varieteti: Rrude.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm, mishi i qengjit ka vlera ushqyese, rekomandohet të përdoret në nivel të ulët për shkak të përmbajtjes së lartë të indyrnave. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Viça
Viça 400 Lekë/kg

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vendi.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm. Mishi i viçit ka vlera ushqyese dhe rekomandohet të përdoret për gatimet e grupmoshës së fëmijeve. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Ullinj
Ullinj 100 Lekë/kg

700 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5