Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Bido HOXHALLARI

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: ullinj, fiq te tharë dhe rrush.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 30 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 900 kg ullinj, 1500 kg rrush dhe 200 kg fiq te tharë në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i lartë, ndonëse çmimi i ullinjëve të papërpunuar është relativisht i ulët. Kultivimi i rrushit në këto zonë është relativisht i ulët ku fermerët e tregtojnë kokërr dhe shumë pak raki. Përsa i përket kultivimit të figut te thare fermerët e prodhojne ne sasi te lartë dhe me cmimë te lartë.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Bido HOXHALLARI Ferma Bido HOXHALLARI Ferma Bido HOXHALLARI
Adresa Novë.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 100 Lekë/kg

900 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka veti dhe të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Rrush
Rrush 40 Lekë/kg

1,500 kg në 12 muaj

Varieteti: Sheshi i zi.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, reçel, gliko, raki, verë dhe njëkohësisht përdoret dhe si frut i thatë. Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për tu pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë.

Fiq të Tharë
Fiq të Tharë 250 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Roshniks.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, reçel, gliko, raki dhe njëkohësisht përdoret dhe si frut i thatë. Është rezistent në transport.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5