Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Agim AZIZAJ

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte agrokulture dhe blektoriale: domate, qepujka dhe viça.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 25 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 200 kg qepujka 200 kg domate dhe 1 viç në vit. Në këtë zonë fermerët kultivoijnë në sasi qepujkat edhe çmimet me të cilat këta fermer i tregtojnë janë mesatare. Kurse zhvillimi i blektorisë mundëson sigurimin e nevojave ushqimore të banoreve dhe vetem një teprice e vogel e prodhimeve blektorale është e destinuar për treg. Kultivimi i domates në këtë zonë është relativisht i lartë pavarsisht çmimit të ulët.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Agim AZIZAJ Ferma Agim AZIZAJ Ferma Agim AZIZAJ
Adresa Tomor i Madh.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Viça
Viça 400 Lekë/kg

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vendi.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm. Mishi i viçit ka vlera ushqyese dhe rekomandohet të përdoret për gatimet e grupmoshës së fëmijeve. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Qepujka
Qepujka 140 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: E kuqe.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, për të prodhuar sasi qepe dhe ka përdorim të gjerë në kuzhinë. Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit, ul dhe normalizon tensionin e gjakut, forcon zemrën, hap oreksin, kurse lëngu i saj ngordh bakteriet që ndodhen në trup.

Domate
Domate 70 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Zemër kau.

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshëm, për konservim dhe salc. Domatet janë të pasura me vitamine A, e cila mban flokët të shkëlqyeshëm dhe të fortë. Ngrënia e domateve redukton rrezikun e gurëve në veshka. Është rezistente në transport.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5