Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Sejdin BUFI

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: ullinj dhe rrush.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 27 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 1000 kg ullinj dhe 800 kg rrush në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Përsa i përket kultivimit të qershis fermerët e prodhojn si për konsumim vetjak ashtu edhe për ta tregëtuar por kohët e fundit vihet re një rënie e çmimit të këtij produkti.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Sejdin BUFI Ferma Sejdin BUFI Ferma Sejdin BUFI
Adresa Roshnik.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Rrush
Rrush 50 Lekë/kg

800 kg në 12 muaj

Varieteti: Sheshi i zi.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, reçel, gliko, raki dhe njëkohesisht përdoret dhe si frut i thatë. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, si dhe nga mjaftë sëmundje të tjera. Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për tu pastruar nga helmet.

Ullinj
Ullinj 120 Lekë/kg

1,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka veti dhe të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5