Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Astrit QERE

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: ullinj dhe qershi .

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 23 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 300 kg ullinj dhe 700 kg qershi në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Përsa i përket kultivimit të qershis fermerët e prodhojn si për konsumim vetjak ashtu edhe për ta tregëtuar por kohët e fundit vihet re një rënie e çmimit të këtij produkti.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Astrit QERE Ferma Astrit QERE
Adresa Zhitom.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 110 Lekë/kg

300 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka veti dhe të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Qershi
Qershi 70 Lekë/kg

700 kg në 12 muaj

Varieteti: Napolon,bishtë shkurtër.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim, reçel dhe gliko. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup, lehtëson dhimbjet për ata që vuajnë nga artriti dhe gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5