Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Gëzim GORISHTI

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: ullinj, fiq te thare dhe kumbulla.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 20 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 500 kg ullinj, 700 kg kumbulla dhe 100 kg fiq te tharë në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i larte, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Përsa i përket kultivimit të figut te thare fermerët e prodhojne ne sasi te larte dhe me cmime te larte. Përsa i përket kultivimit të kumbullës fermerët e prodhojnë si për konsumim vetjak ashtu edhe për ta tregëtuar por kohët e fundit vihet re një rënie e çmimit të këtij produkti.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Gëzim GORISHTI
Adresa Bregas.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 110 Lekë/kg

500 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka veti dhe të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Kumbulla
Kumbulla 20 Lekë/kg

700 kg në 12 muaj

Varieteti: Tropojane.

Ky lloj varieteti përdorët për konsum të përditshëm, konservim, reçel dhe gliko. Kumbulla ka sasi të larta sheqeri dhe rekomandohet të përdoret në sasi të ulta nga ata që vuajnë nga diabeti. Është rezistent në transport

Fiq të Tharë
Fiq të Tharë 220 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Roshniks.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, reçel, gliko, raki dhe njëkohësisht përdoret dhe si frut i thatë. Është rezistent në transport.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5