Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Sami BELICA

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture dhe blektoriale: viça, qershi dhe ullinj.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 24 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 700 kg ullinj,1 viç dhe 500 kg qershi vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Përsa i përket kultivimit të qershis fermerët e prodhojn si për konsumim vetjak ashtu edhe për ta tregëtuar por kohët e fundit vihet re një rënie e çmimit të këtij produkti. Kurse zhvillimi i blektorisë mundëson sigurimin e nevojave ushqimore të banoreve dhe vetem një teprice e vogel e prodhimeve blektorale është e destinuar për treg.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Sami BELICA Ferma Sami BELICA Ferma Sami BELICA
Adresa Vodicë.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Viça
Viça 400 Lekë/kg

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm. Mishi i viçit ka vlera ushqyese dhe rekomandohet të përdoret për gatimet e grupmoshës së fëmijeve. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Ullinj
Ullinj 120 Lekë/kg

700 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka veti dhe të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Qershi
Qershi 80 Lekë/kg

500 kg në 12 muaj

Varieteti: Napolon,bishtë shkurtër.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim, reçel dhe gliko. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup, lehtëson dhimbjet për ata që vuajnë nga artriti dhe gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5