Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Flamur BARDHAJ

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: ullinj, qershi dhe rrush.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 35 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 3000 kg ullinj, 5000 kg rrush dhe 4000 kg qershi në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Kultivimi i rrushit në këto zonë është relativisht i ulët ku fermerët e tregtojnë kokërr dhe shumë pak raki. Përsa i përket kultivimit të qershis fermerët e prodhojn si për konsumim vetjak ashtu edhe për ta tregëtuar por kohët e fundit vihet re një rënie e çmimit të këtij produkti

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Flamur BARDHAJ Ferma Flamur BARDHAJ
Adresa Zhitom.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 130 Lekë/kg

3,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka veti dhe të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Rrush
Rrush 60 Lekë/kg

5,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Sheshi i zi.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, reçel, gliko, raki, verë dhe njëkohësisht përdoret dhe si frut i thatë. Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për tu pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë.

Qershi
Qershi 70 Lekë/kg

4,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Napolon,bishtë shkurtër.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim, reçel dhe gliko. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup, lehtëson dhimbjet për ata që vuajnë nga artriti dhe gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5