Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Barjam LAMCELLARI

Ky fermer merret me mbareshtrimin e 50 krere dhi dhe 100 dele produkt per shitje, qumeshtin per shitje ne sasine 6 kv . Gjithashtu merret me mbareshtrimin e dy lope dhe nje vic ,mish vici per shitje. Ky fermer merret me kultivimin e 15 kv vere dhe 7 kv raki nga rrush ne siperfaqen 3000 m2 varieteti Shesh i Zi per shitje. Prodhon nga2 kv fasule, patate, speca, qepe, per shitje. Mbareshtron edhe 30 pula per shitje ng te cilat shet edhe 100 veze ne jave.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte te tjera të cilat i ka per konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patellxhan, bamje, bizele, sallat jeshile, qepe, patate dhe fasule.

Ferma Barjam LAMCELLARI
Adresa Rodenj
Përmet

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Keca
Keca 280 Lekë/kg

50 krerë në 12 muaj

Varieteti: Alpine

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm, mishi i kecit ka vlera ushqyese, rekomandohet te konsumohet në sasi të vogla për shkak të nivelit të lartë të yndyrnave.

Qengja
Qengja 320 Lekë/kg

100 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vendi

Mishi qengjit është i kontrolluar nga shërbimi veterinar, mishi i qengjit ka me shume energji pasi permban proteina dhe vitamina. Ky ushqim nuk keshillohet per te gjithe, personat qe kane energji te brendshme te tepert eshte me mire te evitojne. Nxit energjine dhe rrit qarkullimin e gjakut, hap oreksin.

Qumësht dele
Qumësht dele 80 Lekë/litër

600 litra në 12 muaj

Varieteti: Qumesht dele

Qumeshti është natyral pa përzierës, dhe i kontrolluar nga shërbimet veterinare. Vlen të thuhet që ky lloj ushqimi është i rregulluar shumë ashpër në aspekte higjienike dhe kualitative, sipas udhëzimeve .

Mish viçi
Mish viçi 400 Lekë/kg

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Mish vici

Viçat që janë për treg ushqehen me qumështin e nënave deri sa të mbushin 2 muajsh dhe pastaj me jonxhe dhe bar që sigurohen nga vetë fermeri. Viçat janë për treg. Mish me vlera te larta ushqyese.

Verë
Verë 200 Lekë/litër

1,500 litra në 12 muaj

Varieteti: Shesh i zi

Ky varietet jep maksimumin e tij, duke perftuar nje verë mjaft cilesore, te qendrueshme, e shprehur dhe e larmishme ne aroma.Rrushi, ne veçanti i ziu, eshte nje prej frutave me te shendetshme dhe me te kompletuara. Tuli i kokrrave te rrushit rimineralizon organizmin dhe frenon urine nervore, duke kryer edhe nje funksion pastrues, duke lehtësuar procesin e eliminimit te toksinave metabolike te grumbulluara nga nje jete jo e shendetshme (duhan, alkool, etj.). Shmang humbjen e kujteses.

Raki rrushi
Raki rrushi 400 Lekë/litër

700 litra në 12 muaj

Varieteti: Shesh i Zi

Rakia prodhohet nga distilimi i lengut te rrushit "Shesh i Zi", cilesi shume e larte. Ky lloj varieteti perdoret per konsum te perditshem per gjinin mashkullore, ka veti kuruese dhe sherben si disifektant.

Fasule
Fasule 180 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Vendi

Fasule shumë e shijshme në konsumim. Zien shpejt dhe ka vlera të larta ushqyese.

Patate
Patate 50 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Vendi

Toka ku do të mbillen patatet është plehëruar me pleh organik të marrë nga fermat që gjenden në këtë zonë.

Speca
Speca 80 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Kapi jeshile.

Specat tregtohen për konsum ose konservim.

Qepë
Qepë 50 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Vendi

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm dhe ka përdorim të gjerë në kuzhinë. Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit, ul dhe normalizon tensionin e gjakut, forcon zemrën, hap oreksin, kurse lëngu i saj ngordh bakteriet që ndodhen në trup.

Vezë pule
Vezë pule 15 Lekë/njësi

5,000 njësi në 12 muaj

Varieteti: Veze pule

Ky lloj produkti përdoret për konsumim vetjak, ka vlera ushqyese për gatime të ndryshme, përdoret për ëmbëlsira dhe si element përbërës në maska që përdoren për trajtimin e fytyrës.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5