Doni të shtoni fermën tuaj? Regjistrohu
Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Agrocon Albania

Agrocon Albania është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e agronomisë. Aktivitet i saj përfshin prodhimin e perimeve të fresketa në serrë e fushë të hapur si dhe shitja me shumicë në tregun shqiptar dhe më gjërë.

Kompania ka rreth dy vjet qe operon në treg dhe është duke u zhvilluar shpejtë. Faza e parë e investimit, rreth 5 milion Euro, ka shërbyer për ngritjen e sistemit më të madh të serrave në vend, me një zgjerim të mëtejshëm të pritshëm prej 10 hektarësh, 5 hektartë tjera me serra në formë tuneli për mjeder / luleshtrydhe si dhe 13 hektar fushe e hapur.

I gjithë projekti shtrihet mbi një sipërfaqe totale prej 28 hektar tokë, në një nga zonat më fertile të shqipërië, zona e Myqese.

Agrocon Albania, pjesë e Balfin Group, synon të kthehet në një nga prodhuesit dhe eksportuesit kyç në në rajon e më gjërë, duke ofruar produkte të freskëta dhe të shëndetshme.

Kompania është duke aplikuar teknologjinë bashkëkohore më të fundit si dhe është duke vendosur standarte në këtë fushë.

Që prej Qershorit 2016, kompania ka plotësuar kushtet e kërkesat për një prodhimi organik dhe të sigurtë të kulturës së kastravecit (Triunpho F1 dhe Charisma) dhe pjeprit, duke fituar statusin i çertifikuar Global Gap për Kastravecin dhe Pjeprin (GGN: 4056186669025). Aktualisht, ne jemi kompania e vetme e çertifkuar Global Gap në Shqipëri.

Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania Ferma Agrocon Albania
Adresa Ngurrëz e Vogël, Krutje, Lushnje
Lushnje

Email r.kadiu@agroconalbania.al

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Kastravec
Kastravec 60 Lekë/kg

90,000 kg në 1 muaj

Varieteti: Triunpho F1

Certifikuar Global GAP GGN: 4056186669025 Karakterizohet nga shija e freskët pranverore dhe është e pasur me kripëra minerale, kryesisht magnez dhe kalium. Trajtimi i kësaj kulture në kushte optimale agropetologjike e bëjnë këtë perim konkurues në treg për shije dhe cilësi. Prezenca e lartë elementeve organik në këtë perim e bëjnë tepër të ushqyeshëm për trupin e njeriut. Pesha: 180 – 220 gr/ Gjatësia: 180 – 200 mm / Diametër: 40 – 47 mm

Pjepër
Pjepër 120 Lekë/kg

90,000 kg në 1 muaj

Varieteti: Pjeper Agos

Certifikuar Global GAP GGN: 4056186669025 Pjepri futet në kategorinë e frutave më të shëndetshme. Njihet për vetitë e tij antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen. Është plot me vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht te kockat dhe lëkura, duke u kujdesur edhe për ngjyrën e kësaj të fundit gjatë verës. Prodhimi: 20 ton në javë

Kastravec
Kastravec 60 Lekë/kg

90,000 kg në 1 muaj

Varieteti: Charisma

Certifikuar Global GAP GGN: 4056186669025 Karakterizohet nga shija e freskët pranverore dhe është e pasur me kripëra minerale, kryesisht magnez dhe kalium. Trajtimi i kësaj kulture në kushte optimale agropetologjike e bëjnë këtë perim konkurues në treg për shije dhe cilësi. Prezenca e lartë elementeve organik në këtë perim e bëjnë tepër të ushqyeshëm për trupin e njeriut. Pesha: 300 – 350 gr Gjatësia: 280 - 300 mm Diametër: 28 – 37 mm

Domate
Domate 50 Lekë/kg

200,000 kg në 1 muaj

Varieteti: Agro 420 CS

Në procës çertifikimi global GAP. Domate janë të ngarkuar me shumë, shumë përfitime shëndetësore. Në fakt, ata janë të gjithanshëm dhe mund të jenë të përdoren në një numër të shumt pjatash gatimi, si dhe duke ofruar mundësinë per t`u konsumuar vetëmm veçmas. Pesha: 220 – 220 gr / Diametër: 57– 62 mm

Kujtim Lika Rating 0 Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4

A keni mundesi per nje ngarkese prej 10 tonesh kur mund te na furnizoni, dhe me sa eshte cmimi?

Adrian Imami Rating 0 Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4

Sa keni mundesi per ta na furnizuar ne n jave me kastraveca

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5