Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Gjergj DODANI

Fermeri Gjergj dallohet për kultivimin e ullinjëve dhe vreshtarisë. Ka 17 vite që ka mbjelle një sipërfaqe prej 3000 m2 me 100 rrënjë ullinj të varietetit frantoio nga të cilët nxjerr në treg 3000 kg ullinj dhe 200 kg vaj ulliri.Gjithashtu ka 25 vite që ka mbjellë një vreshtë me 300 rrënjë hardhi të varietetit Kallmet nga e cila nxjerr në treg 150 kg raki dhe 100 kg verë.Çdo vit nxjerr në treg edhe 100 kg portokalla, 200 kg mandarina 100 kg mollë të varietetit starkinge si dhe mbarështon 4 derra dhe 100 krerë pula për përdorim familjar nga të cilat përfiton mesatarisht çdo vit 6000 kokrra vezë . Për nevoja të familjes së tij gjithashtu prodhon domate, speca, kastraveca, patëllxhana, qepë, hudhra, fasule, patate.

Ka mbi 25 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave, pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Gjergj DODANI
Adresa Fshati Naraç Qender fshati
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 180 Lekë/kg

3,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Këta varietete ullinjsh jane të mirë për tu bëre vaj por edhe për konsumim të përditshëm.

Vaj ulliri
Vaj ulliri 700 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.

Raki rrushi
Raki rrushi 350 Lekë/kg

150 kg në 12 muaj

Varieteti: Kallmet

Rakia që është për konsum nxirret nga rrush i varietetit "Ibrit i bardhe" dhe është raki 20 gradëshe.

Verë
Verë 210 Lekë/litër

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Kallmet

Kjo verë prodhohet nga rrushi autokton varieteti "Kallmet" e kuqe rubin , aromatike, sherbehet me mishrat e kuq ne temperaturen 17 grade celcius. Eshte vere e prodhuar që në kohët e lashta. Vatikani që në kohet e hershme nuk ka marre takse nga zona e Zadrimes por ka marrë verën Kallmet.

Mollë
Mollë 100 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Starkinge

Molla Starkingë është një nga varietetet më të mira edhe uniforme. Molla Starkinge është një nga frutat që do të cilësohej për vlerat e saj. Ka një pafundësi vlerash që kurojnë dhe na bëjnë mirë për shëndetin. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Thonë se lëkura e mollës ka një përqindje të mirë të substancave të nevojshme.

Mandarina
Mandarina 100 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Konsumimi i shpeshtë i mandarinës, rregullon qarkullimin e gjakut, përmirëson funksionim e zemrës, ul kolesterolin në gjak si dhe është një antioksidant shumë i lartë i organizmit.

Portokalle
Portokalle 100 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Ajo është burim i mirë i vitaminave A dhe C. Ajo gjithashtu përmban magnez, kalcium dhe kalium. Nisur nga përmbajtja e saj shumë e ushqyeshme, mandarina është shumë e preferuar edhe për dietë të shëndetshme.

Viça
Viça 50.000 Lekë/krerë

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Ky qumësht është bio. Rekomandohet për të gjithë familjen. I përshtatshem për gatime të ndryshme.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5