Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Shtjefen SHTJEFNI

Fermeri Shtjefen dallohet për mbarështimin e blegtorise kryesisht lopëve. Mbareshton rreth 3 krerë lopë prej të cilave nxjerr në treg 3 krerë viça çdo vit si dhe mesatarisht 400 kg djath. Ky fermer mbareshton edhe 6 krerë dhi nga të cilat nxjerr në treg mesatarisht çdo vit 5 krere keca dhe 100 kg djath dhie. Gjithashtu ky fermer për nevoja të familjes se tij prodhon 6000 kg miser, 1200 kg grurë, domate, speca, patëllxhana, patate, fasule, kastraveca, kungull,, qepë si dhe mbareshton 1 derr dhe 10 krere pula nga të cilat përfiton mesatarisht 600 kokrra vezë në vit.

Përdor gjithmonë plehun organik prandaj të gjitha produktet në këte fermë janë bio. Ka mbi 25 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave, pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Shtjefen SHTJEFNI
Adresa Fshati Naraç
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Viça
Viça 40.000 Lekë/krerë

3 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Një pjesë nga vicat ferma është duke i përdorur për shtimin e krerëve në stallë, ndërsa disa prej tyre i tregton për mish. Vicat janë rritur në regjim stallor dhe të ushqyer vetëm me ushqim të siguruar nga vetë ferma.

Djath lope
Djath lope 330 Lekë/kg

400 kg në 12 muaj

Varieteti: Djath lope

Djathi i lopës është i shijshem , ka vlera te larta ushqyese. Eshtë ndër të vetmet ushqime që ka tretshmëri. Madje, studime të ndryshme tregojnë se organizmi i njeriut përdor më lehtë proteinat e djathit sesa ato të qumështit.

Keca
Keca 6.000 Lekë/krerë

5 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vendi

Kecat e këtyre dhive ushqehen me qumësht dhe ushqim natyre. Kanë një mish të mirë.

Djath dhie
Djath dhie 700 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Dhie

Djathi i dhise është i shijshem , ka vlera te larta ushqyese. Eshtë ndër të vetmet ushqime që ka tretshmëri. Madje studime të ndryshme tregojnë se organizmi i njeriut përdor më lehtë proteinat e djathit sesa ato të qumështit.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5