Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Agron TOSKA

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte agrokulture dhe blektoriale: sherebel dhe pula deti.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 32 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 800 kg sherebel dhe 40 pula deti në vit. Në këtë zonë fermerët kultivoijnë në sasi dhe sherebelin edhe pse çmimet me të cilat këta fermer i tregtojnë janë relativisht të ulta dhe zakonisht ka dhe munges tregu. Kurse rritja e pulave të detit është e rradhe në këto zona për sa i perket tregetimit, pjesa më e madhe i përdorin për konsumim familjar.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Agron TOSKA Ferma Agron TOSKA
Adresa ​Sinjë.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Pula Deti
Pula Deti 700 Lekë/kg

40 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Rritja e pulave të detit është e rrallë në këto zona përsa i përket tregëtimit, ku pjesa më e madhe i perdorin për konsumim familjar. Mishi i pulës së detit është i rëndë dhe me indyra në konsumim dhe konsumohet si ushqim tradicional natën e Vitit te Ri.

Sherebel
Sherebel 100 Lekë/kg

800 kg në 12 muaj

Varieteti: Mali.

Ky lloj varieteti për përpunime të ndryshme dhe për të prodhuar medikamentet mjekësore.

Kushtrim Rating 0 Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4

Pershendetje me duhet sasi e madhe sherebele 20 ton mund te kontaktosh te ky NR 0037745212813

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5