Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Novruz KOSOVA

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: ullinj, qershi dhe bajame.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 25 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 500 kg ullinj, 50 kg bajame dhe 600 kg qershi në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Kultivimi i bajameve është i ulët për shkak të çmimit të ulët që tregtohet edhe si pasoj që prodhohen në zona të tjera të vendit tonë. Përsa i përket kultivimit të qershis fermerët e prodhojn si për konsumim vetjak ashtu edhe për ta tregëtuar por kohët e fundit vihet re një rënie e çmimit të këtij produkti.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Novruz KOSOVA Ferma Novruz KOSOVA
Adresa Paftal.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Bajame
Bajame 150 Lekë/kg

50 kg në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm dhe si ftutë i thatë. Konsumimi i bajameve ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të zemrës, anemis, si dhe në luftimin e kancerit.

Ullinj
Ullinj 90 Lekë/kg

500 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Qershi
Qershi 70 Lekë/kg

600 kg në 12 muaj

Varieteti: Napolon, bisht shkurtër.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim, reçel dhe gliko. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup, lehtëson dhimbjet për ata që vuajnë nga artriti dhe gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5