Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Fatmir LLOGAÇE

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture dhe blektoriale: ullinj, hurma, shegë, qumësht lope dhe viça.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 35 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 600 kg ullinj, 100 kg hurma, 100 kg shegë, 1 viç në vit dhe 300 litra qumësht lope në muaj. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Në këtë zonë fermerët kultivoijnë në sasi dhe hurmën edhe pse çmimet me të cilat këta fermer i tregtojnë janë relativisht të ulta dhe zakonisht ka dhe munges tregu. Kultivimi i shegës është i ulët për shkak të çmimit të ulët që tregtohet edhe si pasoj që prodhohen në zona të tjera të vendit tonë. Zhvillimi i blektorisë mundëson sigurimin e nevojave ushqimore të banoreve dhe vetem një teprice e vogel e prodhimeve blektorale është e destinuar për treg. Tregtimi i qumështit relativishtë është i lartë edhe pse çmimi me të cilin shitet është i ulët.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Fatmir LLOGAÇE Ferma Fatmir LLOGAÇE Ferma Fatmir LLOGAÇE
Adresa Vodicë.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 90 Lekë/kg

600 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Shegë
Shegë 50 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Dallandyshe.

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshëm. Përdorimi i shegës rekoamandohet të konsumohet nga individët që kanë probleme, përdornin lëkurën, gjethet dhe farat e saj për diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën.

Hurmë
Hurmë 20 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Farë bardhë.

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshëm dhe raki. Hurma e papjekur shërben për të trajtuar sëmundjet e etheve, hurmat gjithashtu përdoren për të trajtuar sëmundjet e aparatit tretës dhe për kurimin e gjëndrave tiroide. Është rezistente në transport.

Viça
Viça 400 Lekë/kg

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm. Mishi i viçit ka vlera ushqyese dhe rekomandohet të përdoret për gatimet e grupmoshës së fëmijve. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Qumësht
Qumësht 40 Lekë/litër

300 litra në 1 muaj

Varieteti: Lope.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, shërben si baza e prodhimit te gjizës, djathit dhe gjalpit, ka vlera ushqyese dhe shërben për forcimin e kockave. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5