Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Preng PACANI

Fermeri Preng tregton çdo vit 1 viç ngaqë mbarështon 1 lopë. Ka një siperfaqe prej 2000 m2 të mbjellë me 100 rrënjë hardhi nga të cilat nxjerr në treg 150 kg raki rrushi te varietetit ibrit i bardhë. Gjithashtu ky fermer për nevoja të familjes së tij prodhon 1200 kg misër, domate, speca, patëllxhana, kastraveca, fasule, patate, qepë, lakra si dhe mbarështon 1 derr dhe 10 krerë pula nga të cilat përfiton mesatarisht 600 kokrra vezë në vit. Ka katër vite që ka mbjellë një siperfaqe të konsiderueshme me 10 rrënjë ullinj që akoma nuk kanë hyrë në prodhim.

Përdor gjithmonë plehun organik, prandaj të gjitha produktet në këte fermë janë bio. Ka mbi 35 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Preng PACANI
Adresa Narac
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Raki rrushi
Raki rrushi 350 Lekë/kg

150 kg në 12 muaj

Varieteti: Ibrit i bardhë

Është rrush autokton që kultivohet masivisht në zonën tonë i cili përmban 15-20 % sheqer,i ngrënshëm dhe mjaft i mirë për tu bërë raki.

Viça
Viça 35.000 Lekë/krerë

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Mish viçi të freskët i rekomanduar për të rritur dhe fëmijë. Cilësi e lartë e mishit dhe shije tepër e pëlqyer.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5