Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Prek MHILLI

Kjo fermë merret me mbarështimin e bletëve.Ka mbi 30 vite që mbarështon 25 koshere bletësh nga të cilat përfiton 150 kg mjaltë për shitje çdo vit. Gjithashtu fermeri Mhill mbarështon 1 lopë nga e cila nxjerr në treg 1 viç çdo vit. Për nevoja të familjes së tij ka ndërtuar një serë të vogël me siperfaqe 50 m2 nga e cila prodhon speca, domate, sallate, kastraveca. Prodhon për përdorim familjar 100 kg raki rrushi çdo vit, lakra si dhe mbarështon 1 derr dhe 10 krerë pula nga të cilat përfiton mesatrisht 600 kokrra vezë çdo vit.

Ka mbi 20 vite që merret me kultivimin e këtyre produkteve prandaj mund të themi se ka përvojë në këtë drejtim.

Ferma Prek MHILLI
Adresa Narac
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Mjaltë
Mjaltë 1.400 Lekë/kg

150 kg në 12 muaj

Varieteti: Mjalte lulesh

Mjalti i ka të gjitha vetitë ushqyese që i duhen njeriut, dhe për ta bërë vërtetuar këtë, po e theksoj se një kg mjalt ka vlera ushqyese sa 50 kokrra vezë ose sa 2.5 kg mish viçi. Më së miri është që të përdoret me lugë të drurit, plastikës apo aluminit. Luga e hekurt ia dëmton mjaltit fermentet dhe mikroelementet kryesore të tij.

Viça
Viça 35.000 Lekë/krerë

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Ky lloj produkti përdoret për konsum të përditshëm. Mishi i vicit ka vlera ushqyese dhe është i pasur me proteina. Mund të konsumohet në gjellë, i skuqur dhe i pjekur.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5