Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Halit HAKLAJ

Ferma e Z. Halit Haklaj ndodhet në hyrjen e fshatit Kërrnajë. Eshtë një fermë e mirëmbajtur, në të cilën pronari i fermës kultivon prodhime bujqësore dhe blegtorale, por dhe lloje te tjera. Ndër kultivimet kryesore mund të pëmendim prodhimet bujqësore si perime (domate,misër, fasule, speca), fruta (mollë, rrush), si dhe prodhime blegtorale si: qumësht dhe mish. Jeni te mirëpritur. Kënaqesia juaj, angazhimi ynë!

Ferma Halit HAKLAJ Ferma Halit HAKLAJ
Adresa Fshati Kërrnajë, buzë rrugës kryesore
Bajram Curri

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Domate
Domate 80 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Domate zemërkau, domate italiane

Domatet tona janë të një cilësie të lartë dhe kanë shije të përkyer. Domate të kultivuara në mënyrë biologjike, pa pesticide apo plehra kimikë. Të kultivuara në klimën e mrekullueshme të vendit tonë dhe përkujdesjen e pandalshme të familjarëve. Këto domate do të ishin zgjidhja ideale për një sallatë, një supë, apo një salcë të mrekullueshme.

Rrush
Rrush 100 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Rrush i bardhë

Me një shije të përkryer, e cila të mbetet gjatë në mendje. Mund të themi që ky lloj rrushi është ndër llojet më të mira dhe më të shijshme që keni provuar ndonjëherë. I pasur me vitamina nga më të ndryshmet, i kultivuar nën përkujdesje të vazhdueshme, ky lloj rrushi vazhdon të ruajë unitetin e vet.

Qumësht lope
Qumësht lope 70 Lekë/litër

200 litra në 1 muaj

Varieteti: Qumesht lope

Qumësht i një cilësie të lartë, i ushqyeshëm, me vitamina, i kulluar dhe i pastër si uji i kristaltë. Me vlera ushqyese, me ajkë, i pahollluar me ujë. Një gotë nga qumështi ynë do të ishte zgjidhja më e mirë për një jetë të shëndetshme.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5