Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Gëzim BUZI

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: ullinj, qershi dhe rrush.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 35 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 1000 kg ullinj, 1500 kg rrush dhe 800 kg qershi në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Kultivimi i rrushit në këto zonë është relativisht i ulët ku fermerët e tregtojnë kokërr dhe shumë pak raki. Përsa i përket kultivimit të qershis fermerët e prodhojn si për konsumim vetjak ashtu edhe për ta tregëtuar por kohët e fundit vihet re një rënie e çmimit të këtij produkti.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Gëzim BUZI Ferma Gëzim BUZI
Adresa Zhitom i madh.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 100 Lekë/kg

1,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Qershi
Qershi 60 Lekë/kg

800 kg në 12 muaj

Varieteti: Napolon, bisht shkurtër.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim, reçel dhe gliko. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup, lehtëson dhimbjet për ata që vuajnë nga artriti dhe gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes.

Rrush
Rrush 50 Lekë/kg

1,500 kg në 12 muaj

Varieteti: Sheshi zi.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, reçel, gliko, raki dhe njëkohesisht përdoret dhe si frut i thatë. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, si dhe nga mjaftë sëmundje të tjera. Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për tu pastruar nga helmet.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5