Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Pëllumb TOSKA

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: ullinj, bajame dhe viça.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 37 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 2300 kg ullinj, 200 kg bajame dhe 1 viç në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Zhvillimi i blektorisë mundëson sigurimin e nevojave ushqimore të banoreve dhe vetem një teprice e vogel e prodhimeve blektorale është e destinuar për treg. Kultivimi i bajameve është i ulët kryesisht përdoret për konsum vetjak ndaj është i ulët numri i fermerve që prodhojnë për të tregtuar.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Pëllumb TOSKA Ferma Pëllumb TOSKA
Adresa Ruçaj.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Bajame
Bajame 150 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm dhe si ftutë i thatë. Konsumimi i bajameve ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të zemrës, anemis, si dhe në luftimin e kancerit.

Ullinj
Ullinj 90 Lekë/kg

2,300 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Viça
Viça 400 Lekë/kg

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm. Mishi i viçit ka vlera ushqyese dhe rekomandohet të përdoret për gatimet e grupmoshës së fëmijve. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5