Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Partizan HAMZAI

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte agrokulture: patate dhe qepujka.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 28 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 100 kg qepujka dhe 300 kg patate në vit. Në këtë zonë fermerët kultivoijnë në sasi dhe qepujkën edhe pse çmimet me të cilat këta fermer i tregtojnë janë relativisht të ulta dhe zakonisht ka dhe munges tregu. Kultivimi i patates është i ulët kryesisht përdoret për konsum vetjak ndaj është i ulët numri i fermerve që prodhojnë për të tregtuar.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, miser, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qep, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, kajsi, kumbulla, sheg, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djath, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Partizan HAMZAI
Adresa Tomor i vogël.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Patate
Patate 40 Lekë/kg

300 kg në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Ky lloj produkti përdoret për konsum të përditshëm dhe ka përdorim të gjerë në guzhin. Patatet kanë pak kalori dhe janë të pasura me shumë vitaminë C. Ato janë po ashtu janë burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kaliumit, zinkut dhe bakrit, fibrat që përmbajnë ndihmojnë të ulet kolesteroli. Është rezistente në transport.

Qepujka
Qepujka 50 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: E bardh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, për të prodhuar sasi qepe dhe ka përdorim të gjerë në guzhinë. Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit, ul dhe normalizon tensionin e gjakut, forcon zemrën, hap oreksin, kurse lëngu i saj ngordh bakteriet që ndodhen në trup.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5