Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Asqeri DAULLJA

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte agrokulture: speca dhe pjepra.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 15 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 5000 kg speca dhe 3000 kg pjepra në vit. Kultivimi pjepërit në këtë zonë është më shumë i zhvilluar për treg shitje sesa për konsumim vetjak. Në këtë zonë fermerët kultivoijnë në sasi dhe specin edhe pse çmimet me të cilat këta fermer i tregtojnë janë relativisht të ulta dhe zakonisht ka dhe munges tregu.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, hudhra, bath, bishtaja, qep, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, kajsi, kumbulla, sheg dhe dardha.

Ferma Asqeri DAULLJA Ferma Asqeri DAULLJA
Adresa Gajd.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Speca
Speca 60 Lekë/kg

5,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Kapi.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm, ka përdorim të gjerë dhe përdoret në guzhin i freskët dhe i konservuar si piper, në sallata dhe turshi. Speci ndihmon shërimin nga fruthi dhe dizenteria. Lëngu i tij përmban kripëra të hekurit, që pasurojnë hemoglobinën në gjak.

Pjepër
Pjepër 30 Lekë/kg

3,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Dikti.

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshëm. Konsumimi i këtij fruti shërben për uljen në peshë si dhe gjithashtu për largimin e toksinave nga trupi. Është rezistent në transport.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5