Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Shefqet DAULLJA

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte agrokulture: domate dhe kastraveca.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 18 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 3000 kg domate dhe 3000 kg kastraveca në vit. Kultivimimi i kastravecit është i ulët, ndërsa kultivimi i domates në këtë zonë është relativisht i lartë pavarsisht çmimit të ulët.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, bishtaja, qep, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, kajsi, kumbulla, sheg, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djath, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Shefqet DAULLJA
Adresa Gajd.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Domate
Domate 80 Lekë/kg

3,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Magnus.

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshëm, për konservim dhe salc. Domatet janë të pasura me vitamine A, vitamina A është fantasike për sytë. Permbajtja e domates me krom, minerale, ndihmon personat diabetik të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Është rezistente në transport.

Kastravec
Kastravec 40 Lekë/kg

3,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Danez.

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshëm dhe për konservim. Kastraveci është mjaftë i pasur me kalcium, kalium, fosfor, si dhe vitamina A dhe C. Kaliumi i kastravecit ndihmon në ruajtjen normale të tensionit. Është rezistente në transport.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5