Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Novruz BEGAJ

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture dhe blektoriale: viça, qumësht lope, ullinj, portokalle dhe mandarina.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 24 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 200 kg ullinj, 1 viç, 300 kg portokalle, 100 kg mandarina në vit dhe 180 litra qumësht lope në muaj. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Kultivimi i mandarinave dhe portokalleve është mesatarisht i zhvilluar në këto zonë ku pjesa më e madhe e fermerve e prodhojnë për treg shitje dhe pak për konsum vetjak për arsyen e çmimit mesatar me të cilin shitet ky produkt. Tregtimi i qumështit relativishtë është i lartë edhe pse çmimi me të cilin shitet është i ulët. Kurse zhvillimi i blektorisë mundëson sigurimin e nevojave ushqimore të banoreve dhe vetëm një tepricë e vogel e prodhimeve blektorale është e destinuar për treg.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Novruz BEGAJ Ferma Novruz BEGAJ
Adresa Kuç.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Portokalle
Portokalle 50 Lekë/kg

300 kg në 12 muaj

Varieteti: Greke.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm dhe gliko. Portokalli përmban në sasi të lartë vitaminën E, gjithashtu konsumimi i tyre shërben kryesisht për forcimin e kockave.

Ullinj
Ullinj 100 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Mandarina
Mandarina 60 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Klementina.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, përmban në sasi të lartë vitaminën E, gjithashtu konsumimi i tyre shërben kryesisht për forcimin e kockave.

Qumësht
Qumësht 37 Lekë/litër

180 litra në 1 muaj

Varieteti: Lope.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, shërben si baza e prodhimit te gjizës, djathit dhe gjalpit, ka vlera ushqyese dhe shërben për forcimin e kockave. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Viça
Viça 400 Lekë/kg

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Xhers.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm. Mishi i viçit ka vlera ushqyese dhe rekomandohet të përdoret për gatimet e grupmoshës së fëmijve. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5