Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Ysen KRASNIQI

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte agrokulture: ullinj dhe jonxhë.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 31 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 5000 kg ullinj dhe 10 balla jonxhe në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Kultivimi i jonxhes është i ulët për shkak të çmimit të ulët që tregtohen edhe si pasoj qe prodhohen në zona të tjera të vendit tonë.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Ysen KRASNIQI Ferma Ysen KRASNIQI
Adresa Syzes.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 100 Lekë/kg

5,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Jonxhë
Jonxhë 500 Lekë/dëngje

110 dëngje në 12 muaj

Ky lloj varieteti shërben si bazë ushqimore për bagtit. Nuk ka nevojë për plehun me azot dhe ndikon në mbrojtje nga erozioni i tokës, sidomos në tokat e pjerrëta. Tokat më te përshtatshme janë tokat argjilore ranore ose ranore argjilore për kultivim.

Miftar Kryeziu Rating 0 Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4

Suksese!

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5