Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Shyqyri TOSKA

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture dhe blektoriale: ullinj, bamje, presh, viça dhe qumësht lope.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 25 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 1000 kg ullinj, 100 kg bamje, 100 tufa preshi, 1 viç në vit dhe 00 litra qumësht lope në muaj. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Tregtimi i qumështit relativishtë është i lartë edhe pse çmimi me të cilin shitet është i ulët. Kurse zhvillimi i blektorisë mundëson sigurimin e nevojave ushqimore të banoreve dhe vetëm një tepricë e vogel e prodhimeve blektorale është e destinuar për treg.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Shyqyri TOSKA Ferma Shyqyri TOSKA Ferma Shyqyri TOSKA
Adresa Syzes.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Presh
Presh 20 Lekë/kg

100 tufa në 12 muaj

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshëm dhe kryesisht përdoret për gjellë dhe sallate.

Ullinj
Ullinj 1.000 Lekë/kg

1,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Viça
Viça 400 Lekë/kg

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm. Mishi i viçit ka vlera ushqyese dhe rekomandohet të përdoret për gatimet e grupmoshës së fëmijve. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Bamje
Bamje 60 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, bamja ka veti kuruese për shumë sëmundje sidomos për personat që vuajnë nga diabeti.

Qumësht
Qumësht 40 Lekë/litër

100 litra në 1 muaj

Varieteti: Lope.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, shërben si baza e prodhimit te gjizës, djathit dhe gjalpit, ka vlera ushqyese dhe shërben për forcimin e kockave. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5