Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Pjeter DOCI

Fermeri Pjeter tregton çdo vit 1 viç si dhe mesatarisht 2100 litra qumësht. Gjithashtu ky fermer këtë vit ka mbjellë një siperfaqe të konsiederueshme me shalqi nga e cila ka nxjerrë në treg 1000 kg me çmime konkuruese.Ai kultivon edhe rrush pasi ka një siperfaqe prej 1000 m2 me hardhi prej së cilës ka nxjerr në treg 100 kg raki rrushi të varietetit Ibrit i bardhë. Për nevoja të familjes së tij prodhon 50 kg kumbull, 3500 kg misër, 4000 kg jonxhe, domate, speca, patëllxhana, kastraveca, fasule, patate, pjepër, qepë, si dhe mbarështon 1 derr dhe 10 krerë pula nga të cilat përfiton mesatarisht 600 kokrra vezë në vit.

Ka mbi 25 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Pjeter DOCI
Adresa Dheu i Lehte
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Raki rrushi
Raki rrushi 350 Lekë/litër

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Ibrit i bardhë

Rakia që është për konsum nxirret nga rrush i varietetit "Ibrit i bardhe" dhe është raki 18 gradëshe.

Shalqi
Shalqi 20 Lekë/kg

1,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Shalqi

Shalqiri është shumë i shijshëm dhe i preferuar nga të gjithë sidomos në stinën e dimrit. Shalqiri stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit produksionin e urinës, gjë që favorizon eliminimin e toksineve. Yndyrë gati nuk ka fare, por është i pasur me karotenoide dhe likopen.

Viça
Viça 35.000 Lekë/krerë

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Mish viçi të freskët, i rekomanduar për të rritur dhe fëmijë. Cilësi e lartë e mishit dhe shije tepër e pëlqyer.

Qumësht lope
Qumësht lope 33 Lekë/litër

2,100 litra në 12 muaj

Varieteti: Qumesht lope

Eshtë qumësht prej lopësh të vaksinuara . Konsumohet edhe për femijë.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5