Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Tonin MALI

Fermer Tonin dallohet për mbarështimin e blegtorisë kryesisht lopëve. Mbarështon rreth 2 krerë lopë prej të cilave nxjerr në treg 2 krerë viça çdo vit si dhe mesatarisht 4200 litra qumësht. Gjithashtu ky fermer ka 20 vite që ka mbjellë 5 rrënjë ullinj nga të cilët nxjerr në treg mesatarisht çdo vit 100 kg ullinj.Fermeri Tonin ka 10 vite që ka mbjellë nje siperfaqe prej 1000 m2 me 400 rrënjë hardhi nga të cilat nxjerr në treg 100 kg raki rrushi dhe 70 kg i përdor për nevojat e familjes se tij.Gjithashtu për nevoja të familjes ajo prodhon 7000 kg jonxhe, 5600 kg misër, 1200 kg grurë, domate, speca, patëllxhana, patate, fasule, kastraveca, kungull, qepë si dhe mbarështon 1 derr dhe 20 krerë pula nga të cilat përfiton mesatarisht 1200 kokrra vezë në vit.

Përdor gjithmonë plehun organik prandaj të gjitha produktet në këte fermë janë bio. Ka mbi 30 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Tonin MALI
Adresa Dheu i Lehte
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 180 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.

Raki rrushi
Raki rrushi 350 Lekë/litër

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Ibrit i bardhë

Rakia që është për konsum nxirret nga rrush i varietetit "Ibrit i bardhe" dhe është raki 18 gradëshe

Viça
Viça 35.000 Lekë/krerë

2 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Ky lloj produkti përdoret për konsum të përditshëm. Mishi i vicit ka vlera ushqyese dhe është i pasur me proteina. Mund të konsumohet në gjellë, i skuqur dhe i pjekur.

Qumësht lope
Qumësht lope 33 Lekë/litër

4,200 litra në 12 muaj

Varieteti: Qumesht lope

Qumeshti është i natyral pa përzierës, dhe i kontrolluar nga shërbimet veterinare. Vlen të thuhet që ky lloj ushqimi është i rregulluar shumë ashpër në aspekte higjienike dhe kualitative, sipas udhëzimeve.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5