Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Artan FERATLLARI

Ferma merret me kultivimin e patates, fasules, edhe mollës, në një sipërfaqe prej 3 ha, e cila është në pronësi të fermës. Plehu organik është plehërimi bazë. Toka ka vaditje të bollshme, të cilën e siguron nga lumi Devoll. Në çdo sezon fermeri arrin që të vjelë prodhime cilësore dhe shumë të shëndetshme.

Ferma Artan FERATLLARI
Adresa Rruga Korcë - Pojan km 15 fshati Kreshpanj.
Korçë

Email Agralkorce@gmail.com

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Patate
Patate 30 Lekë/kg

30,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Fabul

Varietet me rendiment të lartë, cilësor, e pa prekur nga sëmundjet dhe dëmtuesit, kultivuar me pleh organik dhe shumë rezistente në kohë. Ruhet në magazinë ose në kavaleta të groposura.

Fasule
Fasule 30 Lekë/kg

4,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Trenare.

Fasulet përmbajnë vlera të larta ushqyese, janë të pasura me karbohidrate dhe proteina. Fasule e vaditur mbi 5 herë. Zien shpejt dhe është shumë e shijshme.

Mollë
Mollë 30 Lekë/kg

60,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Hajdare

Frut shumë i shëndetshëm, i cili përmban sasi të lartë lëngu në frut. Ai është shumë i shëndetshëm dhe i pasur me karbohidrate dhe vitamina. Ul ndjeshëm sasinë e sheqerit në gjak, përmirëson aparatin tretës dhe ndihmon në normalizimin nga mbipesha.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5