Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Aleksander MALI

Fermeri Aleksander tregton çdo vit 1 viç si dhe mesatarisht 1100 litra qumësht. Ka 8 vite që ka mbjellë 10 rrënjë ullinj të cilët sapo kanë hyrë në prodhim. Këtë vit ai ka nxjerrë në treg 100 kg ullinj . Gjithashtu ky fermer për nevoja të familjes së tij prodhon 1200 kg grurë, 2400 kg misër, 3000 kg jonxhë,60 kg raki rrushi, domate, speca, patëllxhana, kastraveca, fasule, patate, qepë, lakra si dhe mbarështon 2 derra dhe 20 krerë pula nga të cilat përfiton mesatarisht 1200 kokrra vezë në vit.

Përdor gjithmonë plehun organik prandaj të gjitha produktet në këte fermë janë bio. Ka mbi 20 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Aleksander MALI
Adresa Dheu i Lehte
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 180 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.

Viça
Viça 35.000 Lekë/krerë

1 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Mish viçi të freskët i rekomanduar për të rritur dhe fëmijë. Cilësi e lartë e mishit dhe shije tepër e pëlqyer.

Qumësht lope
Qumësht lope 33 Lekë/litër

1,100 litra në 12 muaj

Varieteti: Qumesht lope

Qumësht cilësore dhe i shëndetshëm, pa hollues, i kontrolluar nga shërbimi veterinar.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5