Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Vitor MALI

Fermeri Vitor tregton çdo vit 2 viça si dhe mesatarisht 2100 litra qumësht pasi pjesën tjetër të qumështit e përdor për përdorim familjar. Ka 20 vite që ka mbjellë 20 rrënje ullinj të cilët sapo kanë hyrë në prodhim. Këtë vit ai ka nxjerrë në treg 200 kg ullinj . Gjithashtu ky fermer për nevoja të familjes së tij prodhon 2000 kg grurë, 2000 kg misër, 5000 kg jonxhë,50 kg raki rrushi, domate, speca, patëllxhana, kastraveca, fasule, patate, qepë, lakra si dhe mbarështon 3 derra dhe 25 krerë pula nga të cilat përfiton mesatarisht 1500 kokrra vezë në vit.

Përdor gjithmonë plehun organik prandaj të gjitha produktet në këte fermë janë bio. Ka mbi 15 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Vitor MALI
Adresa Dheu i Lehte
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 180 Lekë/kg

200 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.

Viça
Viça 35.000 Lekë/krerë

2 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Ky lloj produkti përdoret për konsum të përditshëm. Mishi i vicit ka vlera ushqyese dhe është i pasur me proteina. Mund të konsumohet në gjellë, i skuqur dhe i pjekur.

Qumësht lope
Qumësht lope 33 Lekë/litër

2,100 litra në 12 muaj

Varieteti: Qumesht lope

Ky qumësht është bio. Rekomandohet për të gjithë familjen. I përshtatshem për gatime të ndryshme.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5