Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Agim TOSKA

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture: pjeshka dhe rrush.

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 17 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është 3000 kg rrush dhe 2000 kg pjeshka në vit. Kultivimi i rrushit në këto zonë është relativisht i larte ku fermerët e tregtojnë kokërr dhe shumë pak raki. Përsa i përket kultivimit të pjeshkës fermerët e prodhojne ne sasi te madhe.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Agim TOSKA Ferma Agim TOSKA
Adresa Vodicë.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Pjeshka
Pjeshka 40 Lekë/kg

2,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Aleksander.

Ky lloj varieteti përdoret për konsumim të përditshm, për konservim, gliko dhe reçel. Pjeshka është e pasur me antioksidante të cilat i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare nga disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Është rezistente në transport.

Rrush
Rrush 50 Lekë/kg

3,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Sheshi i zi.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, reçel, gliko, raki dhe njëkohesisht përdoret dhe si frut i thatë. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, si dhe nga mjaftë sëmundje të tjera. Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për tu pastruar nga helmet.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5