Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Julian DELIBASHI

Ky fermer prodhon dhe shet këto produkte frutikulture dhe blektoriale: keca, pula deti dhe ullinj

Tek ky fermer blini produkte 100% bio të pastra. Ka 13 vite që merret me prodhimin e këtyre produkteve. Ky prodhim është në këto vlera 50 keca, 50 pula deti dhe 500 kg ullinj në vit. Prodhimi i ullinjëve është relativisht i ulët, por ata po përmirësohen përsa i përket sasisë dhe cilësisë, ndonëse çmimi i ullinjve të papërpunuar është relativisht i ulët. Rritja e pulave të detit është e rrall në këto zona për sa i perket tregetimit, pjesa më e madhe i përdorin për konsumim familjar. Kurse zhvillimi i blektorisë mundëson sigurimin e nevojave ushqimore të banoreve dhe prodhimet blektorale jane te destinuar për treg.

Ky fermer gjithashtu prodhon dhe produkte të tjera të cilat i ka për konsum vetjak perime si: speca, domate, kastraveca, patëllxhan, bamje, bizele, grurë, misër, bishtaja, sallat jeshile, spinaq, qepë, patate dhe fasule. Si dhe këto fruta: mollë, ftua, kaki, pjeshka, qershi, kajsi, kumbulla, shegë, fiq, lajthi, arra, xinxife, nespull dhe dardha. Gjithashtu ka dhe qumësht, gjizë, djathë, gjalp, reçel dhe vezë pule.

Ferma Julian DELIBASHI Ferma Julian DELIBASHI Ferma Julian DELIBASHI
Adresa Galinë.
Berat

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Keca
Keca 300 Lekë/kg

50 krerë në 12 muaj

Varieteti: Alpin.

Ky lloj produkt përdoret për konsum te përditshëm, mishi i kecit ka vlera ushqyese, rekomandohet te konsumohet në sasi të vogla për shkak të nivelit të lartë të indyrnave. Ruhet në kushte frigoriferike dhe është rezistent në transport.

Pula Deti
Pula Deti 700 Lekë/kg

50 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vëndi.

Rritja e pulave të detit është e rrallë në këto zona përsa i përket tregëtimit, ku pjesa më e madhe i perdorin për konsumim familjar. Mishi i pulës së detit është i rëndë dhe me indyra në konsumim dhe konsumohet si ushqim tradicional natën e Vitit te Ri.

Ullinj
Ullinj 100 Lekë/kg

500 kg në 12 muaj

Varieteti: Krips, kokër madh.

Ky lloj varieteti përdoret për konsum të përditshëm, konservim dhe për prodhim vaji, gjithashtu mund të themi se gjethet e ullirit veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare ulliri ka dhe veti të uli ethet e të pakësoje sasinë e sheqerit në gjak.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5