Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Gjon VOKRRI

Fermeri Gjon dallohet për kultivimin e vreshtarisë.Ka 10 vite që ka mbjellë një siperfaqe prej 6000 m2 me hardhi të varietetit Shesh i bardhë nga i cili prodhon rreth 3000 kg rrush për shitje. Gjithashtu ky fermer ka 5 vite që ka mbjellë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj të cilët sapo kanë filluar të japin frutat e para dhe këtë vit fermeri Gjon ka nxjerr në treg 100 kg.Për nevoja të familjes së tij prodhon domate, speca, kastraveca, patëllxhana, qepë, hudhra, fasule , patate si dhe mbarështon 2 derra.

Përdor gjithmonë plehun organik prandaj të gjitha produktet në këtë fermë janë bio. Ka mbi 20 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Gjon VOKRRI
Adresa Hajmel
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Rrush
Rrush 50 Lekë/kg

3,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Shesh i bardhe

Ky lloj rrushi është i varietetit "Rrush Shesh i bardhe". Ky lloj varieteti është kokërrmadh me ngjyrë të bardhë . Përdoret nga restorante të ndryshme.

Ullinj
Ullinj 180 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5