Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Mark BARDHUKU

Fermeri Mark dallohet për kultivimin dhe tregtimin e rrushit. Ka 45 vite qe ka mbjelle një sipërfaqe prej 3000 m2 me 300 rrënje hardhi nga e cila kete vit ka nxjerrë në treg 400 kg rrush. Gjithashtu ka 4 vite që ka mbjelle një siperfaqe prej 10000 m2 me 500 rrenje ullinj të cilët sapo kanë filluar te hyjnë në prodhim dhe këtë vit ka nxjerrë në treg 100 kg ullinj, por që në vitet në vazhdim shpreson të rrisë prodhimin në sasi dhe cilësi. Gjithashtu ky fermer mbareshton 6 dosa nga të cilat nxjerr në treg mesatarisht 20 krerë derra çdo vit. Per nevoja të familjes prodhon 1600 kg miser, domate, speca, kastraveca, patëllxhana, fasule,patate,qepë, hudhra si dhe mbareshton 20 krerë pula nga të cilat nxjerr në treg 1200 kokrra vezë.

Ka mbi 25 vite që i tregton këto produkte prandaj mund të themi se ka pervoje ne kete drejtim.

Ferma Mark BARDHUKU
Adresa Hajmel
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 180 Lekë/kg

100 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, plakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.

Rrush
Rrush 50 Lekë/kg

400 kg në 12 muaj

Varieteti: Shesh i bardhe

Ky lloj rrushi është i varietetit "Shesh i bardhe". Ky lloj varieteti është kokërrmadh me ngjyrë të bardhë . Përdoret nëpër restorante të ndryshme .

Derra
Derra 5.500 Lekë/krerë

20 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vendi

Mishi i tyre është shumë i mirë sidomos në periudhën e dimrit. Përdoret kryesisht në zgarë, në gjellë të ndryshme dhe i thatë.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5