Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Frrok DEDA

Fermeri Frrok dallohet për mbarështimin e blegtorise kryesisht dhive. Mbareshton rreth 50 krerë dhi prej të cilave nxjerr në treg 50 krerë keca çdo vit si dhe mesatarisht 500 kg djath dhie.ka 15 vite që ka mbjellë një siperfaqe të konsiderueshme me 20 rrënje ullinj nga të cilat nxjerr në treg mesatarisht 300 kg çdo vit. Gjithashtu ky fermer për nevoja të familjes se tij prodhon 6400 kg misër, rrush nga i cili prodhon 50 kg raki, domate, speca, patëllxhana, patate, fasule, kastraveca, kungull, speca, bostan, pjepër, qepë si dhe mbareshton 2 krerë derra dhe 20 krere pula nga të cilat përfiton mesatarisht 1200 kokrra vezë në vit.

Përdor gjithmonë plehun organik prandaj të gjitha produktet në këte fermë janë bio. Ka mbi 20 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Frrok DEDA
Adresa Hajmel
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 180 Lekë/kg

300 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Këta varietete ullinjsh jane të mirë për tu berë vaj por edhe për konsumim te perditshem.

Keca
Keca 6.000 Lekë/krerë

50 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vendi

Kecat e këtyre dhive ushqehen me qumësht dhe ushqim natyre. Kanë një mish të mirë.

Djath dhie
Djath dhie 700 Lekë/kg

500 kg në 12 muaj

Varieteti: Djath dhie

Dhitë ushqehen në livadhe dhe jo në regjim stallor. Ky djath ka shumë elementë ushqyes dhe është mjaft i shijshem.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5