Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Rrok PREÇI

Fermeri Rrok dallohet për kultivimin dhe tregtimin e jonxhës, misrit dhe grurit. Ky fermer nuk mbarështon blegtori por gjithë token e tij e ka mbjellë me këto tre produkte të cilat i shet.Këtë vit fermeri ka nxjerrë në treg 5000 kg jonxhë, 1200 kg grurë dhe 2400 kg misër. Per nevoja të familjes prodhon domate, speca, kastraveca, qepë, patate, fasule si dhe mbareshton 1 dhi, 1 derr dhe 10 pula nga të cilat përfiton çdo vit 600 kokrra vezë.

Ka mbi 15 vite që merret me kultivimin e këtyre produkteve prandaj mund të themi se ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Rrok PREÇI
Adresa Nenshate
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Misër
Misër 50 Lekë/kg

2,400 kg në 12 muaj

Varieteti: Rozafat

Ky miser përdoret vetem për konsum për blegtorinë.

Grurë
Grurë 50 Lekë/kg

1,200 kg në 12 muaj

Varieteti: Agimi

Është grurë me kalli mesatar i cili siç shihet është në gjendje mjaft të mirë në fushë. Ky lloj varieteti jep produktivitet të lartë mielli.

Jonxhë
Jonxhë 25 Lekë/kg

5,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Gjigandja

Rritet shpejt dhe ka vlera ushqyese për bagëtite.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5