Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Zek LAZRI

Fermeri Zek tregton çdo vit 2 krerë viça si dhe mesatarisht 4200 litra qumesht. gjithashtu ai tregton edhe 8 derra çdo vit ngaqe mbareshton 2 dosa. Gjithashtu ky fermer për nevoja të familjes se tij prodhon 800 kg grure, 2000 kg jonxhë, domate, speca, patëllxhana, kastraveca, fasule, patate, qepë, rrush nga i cili prodhon 50 kg raki si dhe mbarështon 1 derr per përdorim familjar dhe 50 krerë pula nga të cilat përfiton mesatarisht 3000 kokrra vezë në vit.

Ka mbi 15 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Zek LAZRI
Adresa Nenshate
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Viça
Viça 35.000 Lekë/krerë

2 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Një pjesë nga vicat ferma është duke i përdorur për shtimin e krerëve në stallë, dhe ndërsa disa prej tyre i tregëton për mish, vicat janë rritur në regjim stallor dhe të ushqyer vetëm me ushqim të siguruar nga vetë ferma.

Qumësht lope
Qumësht lope 33 Lekë/litër

4,200 litra në 12 muaj

Varieteti: Qumesht lope

Qumësht cilësore dhe i shëndetshëm, pa hollues, i kontrolluar nga shërbimi veterinar.

Derra
Derra 6.000 Lekë/kg

8 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vendi

Mishi i tyre është shumë i mirë sidomos në periudhën e dimrit. Përdoret kryesisht në zgarë ,në gjellë të ndryshme dhe i thatë.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5