Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Mark Rrok PREÇI

Fermeri Mark dallohet per kultivimin e vreshtarisë.Ka 10 vite që ka mbjelle një siperfaqe prej 2000 m2 me hardhi të variatetit Shesh i bardhe nga i cili prodhon rreth 2000 kg rrush për shitje. Gjithashtu ky fermer ka 5 vite qe ka mbjellë një siperfaqe 18000 m2 ku ka mbjelle 700 rrënjë ullinj dhe vitin e kaluar ka nxjerrë në treg 300 kg.Ky fermer ka 5 vite qe ka mbjelle nje siperfaqe prej 10000 m2 me 700 rrënjë lajthi te cilat akoma nuk kanë hyrë në prodhim, dhe 5000 m2 me 150 rrenjë arra te cilat nuk kanë hyre në prodhim por qe ne vitet ne vazhdim beson dhe shpreson të bëhet një nga tregtuesit më të mëdhenj të zonës me këto produkte.

Ka mbi 10 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Mark Rrok  PREÇI
Adresa Nenshat
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Ullinj
Ullinj 180 Lekë/kg

300 kg në 12 muaj

Varieteti: Frantoio

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.

Rrush
Rrush 50 Lekë/kg

2,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Shesh i bardhe

Ky lloj rrushi është i varietetit "Shesh i bardhe". Ky lloj varieteti është kokërrmadh me ngjyrë të bardhë. Përdoret nëpër restorante të ndryshme.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5