Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Zef KALETA

Fermeri Zef dallohet për mbarështimin e blegtorise kryesisht dhive. Mbarështon rreth 13 krerë dhi prej të cilave nxjerr në treg 10 krerë keca çdo vit .Ka 5 vite që ka mbjellë një siperfaqe prej 1000 m2 me hardhi nga të cilat nxjerr në treg mesatarisht 200 kg rrush çdo vit. Gjithashtu ky fermer për nevoja të familjes se tij prodhon 3200 kg grurë, 6400 kg misër, domate, speca, patëllxhana, patate, fasule, kastraveca, kungull, qepë si dhe mbareshton 2 krerë derra dhe 10 krere pula nga të cilat përfiton mesatarisht 600 kokrra vezë në vit.

Ka mbi 15 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Zef KALETA
Adresa Nenshate
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Rrush
Rrush 50 Lekë/kg

2,000 kg në 12 muaj

Varieteti: Shesh i bardhe

Ky lloj rrushi është i varietetit "Shesh i bardhe". Ky lloj varieteti është kokërrmadh me ngjyrë të bardhë. Përdoret nga restorante të ndryshme.

Keca
Keca 6.000 Lekë/krerë

10 krerë në 12 muaj

Varieteti: Vendi

Kecat e këtyre dhive ushqehen me qumësht dhe ushqim natyre. Kanë një mish të mirë.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5