Vodafone Foundation EDS Foundation Streha shpk

Ferma Ndoc GJINI

Fermeri Ndoc tregton çdo vit 2 krerë viça si dhe mesatarisht 4200 litra qumesht. Ka 10 vite që ka mbjellë nje siperfaqe prej 2000 m2 me hardhi nga të cilët këtë vit ka nxjerrë në treg 400 kg rrush. Gjithashtu ky fermer për nevoja të familjes se tij prodhon 3200 kg misër, 1600 kg grurë, 6000 kg jonxhë, domate, speca, patëllxhana, kastraveca, fasule, patate, qepë, si dhe mbarështon 1 derr dhe 10 krerë pula nga të cilat përfiton mesatarisht 600 kokrra vezë në vit.

Ka mbi 15 vite që merret me kultivimin e këtyre kulturave, pra ka eksperiencë në këtë drejtim.

Ferma Ndoc GJINI
Adresa Fshati Nenshat
Vau-Dejës

Sasia e vendosur është parashikim i prodhimit, por nuk siguron disponueshmëri shitjeje. Kontaktoni direkt fermerin për sasinë e saktë që ka në gjendje dhe çmimin përkatës.

Rrush
Rrush 50 Lekë/kg

400 kg në 12 muaj

Varieteti: Shesh i bardhe

Ky lloj rrushi është i varietetit "Shesh i Bardhe". Ky lloj varieteti është kokërrmadh me ngjyrë të bardhë. Përdoret nga restorante të ndryshme.

Viça
Viça 40.000 Lekë/krerë

2 krerë në 12 muaj

Varieteti: Laraman

Ky lloj produkti përdoret për konsum të përditshëm. Mishi i vicit ka vlera ushqyese dhe është i pasur me proteina. Mund të konsumohet në gjellë, i skuqur dhe i pjekur.

Qumësht lope
Qumësht lope 33 Lekë/litër

4,200 litra në 12 muaj

Varieteti: Qumesht lope

Qumësht cilësor dhe i shëndetshëm, pa hollues, i kontrolluar nga shërbimi veterinar.

Fermeri nuk ka marrë akoma asnjë vlerësim. Keni mundësinë të bëheni të parët.

Nëse keni pasur komunikim me fermerin apo keni provuar produktet e tij, lini një koment të shkurtër për eksperiencën me të.

Rating 1 Rating 2 Rating 3 Rating 4 Rating 5